Prokurorja speciale publike, Katica Janeva pret dënime më të ashpra për ish-drejtorin e DZK Sasho Mijallokov dhe ish-shefin e Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, të cilët akuzohen në lëndën “Target-Fortesa”.
Ajo sot u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me aktvendimin e parë për të akuzuar në këtë rast, tha se aktvendimi është marrë në bazë të pranimit dhe se pret dënime më të larta për Mijallkovin dhe Grujevskin.
“Në rastin ‘Target – Fortesa” është marrë aktvendimi në bazë të pranimit. Ky është aktvendim fuqiplotë dhe një person është gjykuar për vepër penale “dhënie të ndihmës kryerësit”. Ky nuk është i akuzuari më serioz sepse dihet se kush janë të akuzuarit në këtë rast.
Të akuzuar janë Goran Grujevski, Sasho Mijallkov dhe të tjerë, për të cilët besoj se nga ana e gjykatës do t’u caktohet dënime më të larta”, deklaroi Janeva.