Gjatë qëndrimit në Shkup, eurokomisari Johanes Han u shëtit me autobus të ngjyrosur me ngjyrat e BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë. Nga byroja për punësim deri te zyra e BE-së, Han udhëtoi me autobus i shoqëruar nga zv/kryeministri Bujar Osmani, ministrat e financave dhe punës e politikës sociale, Dragan Tevdovski e Milla Carovska dhe euroambasadori Samjuel Zhbogar, transmeton Gazeta Lajm.
Pas shëtitjes në rrugët e Shkupit, te EU Info Qendra, komisari Han promovoi fushatën “Besojmë te ti, Investojmë te ti”, për të cilën BE ka ndarë ndihmë prej 37 milionë eurove.