Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë, me ftesë të kolegut të saj kroat, ministrit Damir Kërstiçeviq, transmeton Express.
Gjatë vizitës, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska do të takohet me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq.
Ministrja Shekerinska në Kuvendin kroat do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për mbrojtje, Igor Dragovan, do ta vizitojë Komandën e forcave speciale të forcave të armatosura kroate dhe do të mbajë ligjëratë në Shkollën ushtarake kroate.