Gjyla Çeliku
Nëse nuk e ndërtoni muzeun e Kongresit të Manastirit, për të ruajtur simbolin e gjuhës, me çfarë fytyre shkoni të festoni kur as edhe një tullë nuk e shtoni???!!!
Sa e sa manifestime keni bërë, jo se keni dashuri për Ditën e Alfabetit, por ju duhet për ta përmendur gjatë fushatave zgjedhore. Një manifestim t’bënit më modest, do ishit faqebardhë për ditën sot dhe do të krenoheshit edhe me objektin.
Janë dy gjëra që unë ndjehem keq kur shoqëroj delegacionet e huaja dhe i orientoj në vlerat e mia:
– Shtëpia e vjetër e Kongresit të Manastirit pa asnjë investim dhe renovim në Manastirin tonë të harruar nga politika
– Shtëpia e Nënës Terezë që nuk ka asnjë mbishkrim shqip askund dhe me një zë të lodhur m’pyesin miqtë e mi të huaj: A ishte vërtetë shqiptare dhe shkupjane Nëna Terezë?/ Gjyla Çeliku