Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, i njohur si patriot i madh, si duket nuk e feston ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Edhe pse që para 10 viteve kjo ditë në Maqedoni është shpallur si ditë feste për shqiptarët, Grubi pikërisht më 22 nëntor ka caktuar mbledhje të Komisionit për kulturë. Ai është kryetar i këtij komisioni, kurse mbledhjen e ka caktuar në ora 15.
“Si është e mundur një patriot i madh si Artan Grubi të caktojë mbledhje të komisionit që e udhëheqë më 22 nëntor, kur për shqiptarët është ditë feste. Ky është skandal”, thotë për Gazetën Lajm një deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë.
“Ndoshta ka harruar se më 22 Nëntor është dita e Alfabetit të Gjuhës shqipe”, thotë e tallje një deputet tjetër.
Grubi nga ana tjetër ende nuk ak dalë me sqarim se pse ka vendosur të caktojë mbledhje të komisionit në ditë feste. LAJM