Me 66 vota pro dhe 41 kundër Kuvedi sot ka votuar për Ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE ende nuk pajtohet që ky ligj të kalon në Kuvend, derisa BDI ka falënderuar deputetët që kanë votuar “pro” ligjit. Nga ana tjetër, Lëvizja Besa edhe pse e kanë votuar ligjin, kanë kujtuar se do të kontribuojnë në përmirësimin e këtij ligji, raporton Almakos.
Para votimit të ligjit, procedurale kërkoj deputeti i opozitares, VMRO-DPMNE, njëherit deputeti më i zëshëm i kësaj partie, Ilia Dimovski i cili edhe një herë përsëriti qëndrimet e VMRO-së për ligjin në fjalë dhe tha se është i dëmshëm dhe jo kushtetues.
“Ky ligj është i dëmshëm për vendin tonë, ky ligj nuk garanton bashkjetesë, ky ligj nuk I ofron po në të kundërtën i largon njerëzit. Ky ligj nuk garanton stabilitet dhe nuk garanton që Maqedonia do bëhet multi-etnike. Ky ligj Maqedoninë e bën shtet bi-nacional dhe bi-kulturor. Me miratimin e këtij ligji ne bëjmë diskriminimin e gjuhëve tjera siç janë Turqishtja, Boshnjakishtja, Rome etj”, nënvizoi Dimovski nga foltorja e Kuvendit.
Pas miratimit të leximit të parë nga ana e shumicës, deputeti i VMRO-së Dimovski kërkoj një pushim prej 30 minutave dhe kërkoj listën e votuesve të këtij ligji.
Gjatë pauzës, deputeti i BDI-së, Artan Grubi zhvilloi një press konferencë, nga e cila në emër të grupit parlamentar të BDI-së falemderoj të gjithë deputetët që votuan pro këtij ligji.
“Pas votimit të parë rruga është hapur që ligji për gjuhët të shkojë në lexim të dytë, ku debatuesit do të kenë të drejtë të dorëzojnë amandamente dhe të debatojnë për këtë ligj, në Komisionin për Çështje Evropiane, për të vijuar në miratimin e plotë të këtij ligji, ligj i cili do të sjellë edhe barazinë e gjuhës shqipe me atë maqedonase ”, tha Grubi para gazetarëve.
Grubi kujtoj se seanca e KÇE-së do të mbahet me datë 22 nëntor, apo në përvjetorin e 109 të alfabetit të gjuhës shqipe.
Para gazetarëve doli edhe deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli i cili njëherit kujtoj se partia që ai përfaqëson ka votuar pro këtij ligi ashtu edhe siç qytetarëve u kishte premtuar.
“Votuam pro dhe do ta përkrahim në të gjitha fazat ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe”, nënvizoj Zendeli.
Ai shtoi se Lëvizja BESA e ka përkrahur ligjin me gjithë mangësitë që janë brenda atij ligji dhe tha se Lëvizja BESA do të paraqes amandamentet e veta për përmirësimin e këtij ligji pa precizuar se sa amandamente do dorëzojë e njejta.
“Me këtë propozim ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe, ashtu siç është kërkesë e paritve politike shqiptare dhe ashtu siç është e definuar në deklaratën e përbashkët, nuk është ashtu si kërkuan qytetarët shqiptar, dhe ashtu siç kërkon lëvizja BESA”, shtoi Zendeli
Kujtojmë, në këtë seancë konstituive present nuk ishte lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, dhe ish kryeministrit dhe kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe disa mungesa tjera.
Kurse prezent ishte lideri I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe lideri I Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Mevludin Imeri
Almakos.com