Daniel Server, ekspert për Ballkan dhe profesor në universitetin amerikan Xhon Hopkins, vlerëson se është e mundur që në vitin 2018 të bëhet depërtim në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe heqje të bllokimit për pranim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.
Duke i komentuar pritjet optimiste nga Shkupi, Athina, por edhe nga Uashingtoni, të theksuara përmes zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së Hojt Ji, Server thotë se zgjidhje mund të gjendet posaçërisht lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO.