Lëvizja BESA po taktizon duke mos përjashtuar hyrjen e tyre në Qeveri. Kjo parti ka marrë sinjale nga LSDM se është e hapur për të diskutuar, pasi që BESA ka qenë partia e parë ku Zaev trokiti në derën e tyre për të biseduar për koalicionim qeveritar. Nga LSDM theksojnë se janë të hapur dhe nëse insistohet për PDSH, pse jo edhe për BESA, pasi që ka lobime, informon INA. Nga partia që drejtohet nga Bilall Kasami ka zëra që duan të hyjnë në ekzekutiv me dy deri tre ministri, pas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev se po shqyrton mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi javën e kaluar në një deklaratë për Tv21, nuk ka përjashtuar këtë mundësi, duke theksuar se nëse ka ndonjë moment të ri nga ana e kryeministrit apo ndonjë nismë nga faktori ndërkombëtarë
BESA po taktizon, a do hyjë në Qeveri, ja zërat që qarkullojnë – Iliria Neës Agency https://ina-online.net/besa-po-taktizon-hyje-ne-qeveri-ja-zerat-qe-qarkullojne/ 2/2 për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në vend, atëherë kjo parti do të jetë pjesë e zgjidhjeve edhe si pjesë e institucioneve. “Ju e dini se kur ishim në negociata, sa kanë zgjatur negociatat, ishte vështirë për të hyrë apo për të mos hyrë. E njëjta situatë është tash, të gjitha mundësitë janë të hapura. Po them të shihen se cila është situata e re, ka ndonjë moment të ri apo jo. Nëse është e vjetër ne vazhdojmë me pozicionin tonë aty ku kemi qenë , por nëse ka ndonjë moment të ri qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar, në ndonjë incativë për zgjidhjen e problemit të emrit dhe nëse kërkohet ndihma e Lëvizjes Besa, atëher jemi këtu për t’i ndihmuar vendit për në Nato dhe BE”, ka theksuar Gashi. (INA