Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike e njohur si “Treqind” në të cilën është akuzuar ishndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve. Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike. Në lëndën “300” sipas vendimit të Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si material dëshmues.
Data 26.08.2025
Aktuale
- VIDEO/ Del para Gjykatës 40-vjeçari që vrau bashkëshorten në Greqi! Pandeli Nakoleci u kërkon falje fëmijëve të tij
- Ndalohet shoferi 18-vjeçar, përplasi për vdekje një të moshuar në Kërçovë
- Faktoje: 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve
- BDI: Gabimet e VMRO-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar
- Arrestohet një person në Drenas, dyshohet për ngacmim dhe kanosje
- Posedonte armë zjarri pa leje, arrestohet 56-vjeçari, policia i sekuestron automatikun dhe municionin luftarak
- Bajram Rexhepi nga Xhepçishti: Ju premtuan kanalizim e ujë por asnjërën se bënë
- E ardhmja e Nedim Bajramit te Rangers mbetet e paqartë, dy klube me emër vihen pas tij