“Nëse dikush ka kryer vepër penale do ta ndjekë qoftë se është edhe në shtratin e vdekjes”. Kjo ishte porosia e prokurores Fatime Fetai, në procesin gjyqësor “Treqind” ku i dyshuar është ish funksionari policor, Gjoko Popovski, shkruan Gazeta Lajm.
Avokatja Sanja Aleksiq tha se Popovskit i është rekomanduar pushim, dhe për nesër i është caktuar kontroll mjekësore ku më pas do të dihet gjendja e tij shëndetësore, gjithashtu tha se ai është afër për të hyrë në operacion.
Për këtë reagoi Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, që tha se nuk beson në fjalë, dhe është e nevojshme dokumentacion edhe para gjyqit, si dhe tha se kur është i akuzuar për vepër penale,ajo e gjegjësisht Prokuroria Speciale do ta dënon deri në vdekje.
“ Nga asgjë nuk rezulton që ai është ndaluar që të merr pjesë në seancë. Propozoj gjyqi të përcaktojë persona kompetent dhe ata të vërtetojnë se Popovski me të vërtetë nuk mund të paraqitet në seancat e caktuara.
Gjykatësja Lidija Trajkovska e caktoi gjykimin për rastin” Treqind” në datën e njejtë kur është caktuar edhe gjykimin për rastin “Trust”.