Shtatë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej 10
aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve.Dyzet e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara dhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Katërmbëdhjetë persona janë
përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 shoferë të cilët nuk e kanë fituar të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Janë sanksionuar katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 41 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 88 automjete.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg