Përgatitjet teknike dhe institucionale të Rajonit të Pellagonisë, atij
Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit, janë të domosdoshme për vendosjen e një sistemi të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal. Kjo është realizuar në kuadër të projektit 24-mujor për menaxhim me mbeturinat në katër rajonet, financuar nga Bashkimi Evropian me 3,58 milionë euro.
“Janë përpunuar dizajnet për zbatim dhe dokumentet e tjera planore, që janë paraparë për ndërtimin e një deponie rajonale me transfer-stacione adekuate për secilin prej këtyre rajoneve në veçanti”, tha Ana Karanfillova Maznevska, udhëheqëse e Sektorit për mbeturina pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Vendosja e këtij sistemi mund të lëvizë prej 24 deri në 35 milionë euro, varësisht nga madhësia e rajonit dhe numrit të popullatës”, deklaroi Karanfillova Maznevska.
Meqenëse dokumentacioni planor tashmë është përgatitur, theksoi ajo, hap i ardhshëm është komunat të bashkohen përmes këshillave ndërkomunal dhe qendrave rajonale për menaxhim me mbeturinat dhe ta fillojnë procedurën për vendosje dhe ndërtim të këtij sistemi, si dhe mbylljen e
deponive të tanishme jostandarde dhe deponive të egra të mbeturinave.
Ministri pa resor i angazhuar për Përmirësimin e Klimës Investuese, Zoran Shapuriq, tha se ky menaxhim i qëndrueshëm me mbeturinat do të zhvillohej në pesë deri në shtatë qendra rajonale, në të cilat do të deponohej vetëm ajo që paraprakisht mund të përpunohet.
“Qeveria do të bëjë gjithçka për t’i nxitur komunat së bashku me BE-në ta mbështesin dhe implementojnë këtë qasje rajonale. Komunat teknikisht janë të përgatitura, por duhet të mënjanohen disa moskuptime, si dhe mënyra për financim”, deklaroi Shapuriq.
Data 06.03.2025
Aktuale
- ‘Jazëk VVLEN’ – Lloga: Masakër dhe deningrim total i shqiptarëve në ushtri
- “Loredana vdes për Gjestin…”/ Ish-banori i “Big Brother 2” befason me deklaratën
- Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë
- Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor
- Fetai: Sot pata nderin ta takoj bacën e shqiptarëve, Rifat Jasharin
- Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar se kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar drejtorë të shkollave fillore
- Kush ishte personi qe u përplas fizikisht me djalin e Unikatilit në varrimin e vëllait të reperit?
- Transportonin drogë nga Brazili në Athinë, në pranga i riu nga Konispoli! Policia greke sekuestron 17 kg kokainë, kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre