Mundësitë për mbështetje financiare për hapje të vendeve të reja të
punës përmes masave dhe programeve për sektorin afarist, në pjesën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që janë pjesë e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim për vitin 2017, u prezantuan sot para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
“Masat kanë të bëjnë me avancimin e mundësive për punë në këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe blerje të pajisjes, si dhe mbështetje për punësim të të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Është shumë me rëndësi këto masa të promovohen drejtpërdrejtë para afaristëve sepse vetëm ashtu
mund të realizojmë komunikim dhe të shohim nëse ata kanë rezerva të caktuara për të aplikuar për to”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Shtoi se qëndrimet dhe mendimet e tyre do të ndihmojnë në krijimin e planit të ri operativ për punësim për vitin 2018.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton konsideron se ky takim është me rëndësi në mënyrë që të këmbehen mendime për atë se si të tejkalohet sfida me mungesën e fuqisë së kualifikuar të cilën sektori afarist nuk mund ta sigurojë për ta kryer punën e vet, në kushte të, siç tha, papunësisë së lartë në vend. Presim përgjigje kthyese nga afaristët, shtoi ajo, sepse kjo do të na ndihmojë t’i azhurnojmë masat të cilat i parashohim për vitin 2018 me të cilat do të trajtohet papunësia. Drejtoresha operative e Organizatës së Odës, Elena Milevska Shtërbevska thotë se masat që sot u prezantuan, do të jenë, siç tha, nxitje për kompanitë për numër më të madh të punësimeve, numër
më të madh të rinjsh dhe mundësim të klimës më të mirë afariste.
Konsideron se ato duhet të ndihmojnë në realizimin e prioriteteve të odës ekonomike të Maqedonisë për harmonizimin e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore dhe sigurim të fuqisë së kualifikuar punëtore për nevojat e punëdhënësve. Punësime të reja, sipas saj, janë të nevojshme në disa
sektorë, si ai i tekstilit, i lëkurës dhe industrinë e përpunimit të metaleve, por edhe në veprimtarinë turistike. Plani operativ për masa për punësim për këtë vit është 17 milionë euro, plus 2,2 milionë euro shtesë të siguruara me ribalancin e Buxhetit.
Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 760 milionë denarë mjete shtetërore buxhetore, por ministrja Carovska paralajmëroi se do të ketë konsolidim të Planit operativ dhe në të do të kyçen të gjitha mjetet, buxhetore, por edhe nga donatorë të tjerë, organizata ndërkombëtare, me qëllim, siç tha,
masat të japin rezultate më të mira, por edhe në fund të vitit të shihet se çfarë kanë qenë ato dhe nëse dhe si duhet të rishqyrtohen.
Data 06.03.2025
Aktuale
- ‘Jazëk VVLEN’ – Lloga: Masakër dhe deningrim total i shqiptarëve në ushtri
- “Loredana vdes për Gjestin…”/ Ish-banori i “Big Brother 2” befason me deklaratën
- Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë
- Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor
- Fetai: Sot pata nderin ta takoj bacën e shqiptarëve, Rifat Jasharin
- Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar se kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar drejtorë të shkollave fillore
- Kush ishte personi qe u përplas fizikisht me djalin e Unikatilit në varrimin e vëllait të reperit?
- Transportonin drogë nga Brazili në Athinë, në pranga i riu nga Konispoli! Policia greke sekuestron 17 kg kokainë, kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre