Analisti Enver Robelli, ka befasuar me një shkrim të tij në Facebook duke e sulmuar ashpër vendimin e kryeministrit Haradinaj për t’iu paguar nga 10 mijë euro familjeve të të dënuarëve të rastit Kumanova.
Robelli e ka quajtur një vendim të tillë si krim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ai më tej ka shtuar se, shumë pjesëtarë të grupit të Kumanovës kishin ‘dosje të pasur kriminale’ dhe se kishin bërë mjaft të këqija. Gjakova kishte festuar – thotë ai – pas vrasjes së tyre.
Kjo – sipas tij – e zbulon mentalitetin parashtetëror, plaçkitës e të rrezikshëm të qeverisë sonë.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në Facebook-un personal të zt. Robelli.