Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Shkup, ka humbur jetën Zoran Stafanovski, ish-kryetar i Këshillit për radiodifuzion.
Siç informojnë nga policia, Stefanovski duke e drejtuar automjetin “Reno megan” me targa të Prilepit rreth orës një pas mesnate ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shenjën e komunikacionit dhe bilbordin reklamues në udhëkryqin nga bulevardi “Aleksandri i Madh” dhe rruga e serviseve që i ndërlidh me unazën bulevardin “Nikolla Karev” dhe rrugën “Bellasica”. Me automjet të Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku në ora 01:20 minuta u është nënshtruar plagëve të marra.