Në buxhetin e RM-së, për vitin 2018 janë paraparë 2,4 milliard denarë për investime kapitale në arsim dhe sport, për investime kapitale në shëndetësi parashikohet të ndahet shuma prej 1,9 milliard den, ndërsa për mbrojte dhe siguri 1 milliard den. Nga buxheti I Republikës së Maqedonisë 3,5 milliard denarë do të vihen në dispozicion për investime kapitale në Infrastrukturë rrugore, ndërsa për Infrastrukturë të energjisë dhe komunale, 5,9 milliard den. Të ardhurat kapitale për këtë vit, kapin vlerë prej 24,7 milliard denarë, pra ka një rritje prej 1,3 miliardë den nga viti 2017 ose rritje prej 5,7 përqind.
D.K
Almakos.com