Premtimet dhe betimet e Zaevit për zbardhje të rasteve të montuara bijën në ujë, pasi që dje në gjykatën e Penale, 7 nga të gjithë të arrestuarit në procesin e “Lagjes së Trimave” u dënuan me burg të përjetshëm e të tjerët me 746 vite burg.
“Do ti publikojmë të gjitha dëshmitë që i kemi, asgjë nuk do të fshehim”, kështu pati deklaruar kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev më 9 shkurt 2015.
“Nuk kemi dëshmi për vrasje të porositura, por kemi dëshmi për raste që janë në interesin tuaj”, tha Zaev gjatë publikimit të bombave.
“Duhet të përsëritëm, do të publikojmë gjithçka që posedojmë , sigurisht në përputhshmëri me projektimet tona, ajo do të ndodhë”, pohoi Zaev gjatë një konference në të cilën ai po i paraqiste bombat para opinionit.
Në pyetjen e gazetarëve se a do të publikohet ajo që e gjithë ata që populli pa dallime etnike po e pret Zaev me 27 prill 2015 pati deklaruar
“Pasojnë materiale senzitive, këtë duhet ta keni të qartë, për këtë gjë unë publikisht dhe paraprakisht ju njoftova. Këto materiale senzitive, senzitivitetin e tyre e shkaktojnë për shkak që temën të cilën e paralajmërojnë është me përmbajtje sensitive, të pritur nga të gjithë qytetarët, rast konkret e kemi rastin e “Vrasjes së pesëfishtë” në liqenin e Smilkovës, në dorë e kemi rastin e Nikolla Mlladenov, rast I ndodhur që do të zbardhim të vërtetën, kemi rastin e Martin Neshkovskit, po edhe shumë raste tjera që do të zbardhen me kalimin e kohës mos të zgjatem edhe më shumë”, pati thënë Zaev
Një javë më pas, më 5 maj 2015, Zoran Zaev, publikoj bombën për rastin Neshkovski, 7 maj 2015, publikon edhe bombën për vrasjen e Nikolla Mladenov, por u vërejt një heshtje për rastin “Monstra”, e rastet tjera si rasti “Harun Aliu”, e të tjerë.
Në konferencën e radhës për publikim e bombave Zaev u pyet nga gazetarët se pse nuk I publikon bombat për njerëzit e pafajshëm që janë nëpër burgje, e që pati deklaruar se I posedon dëshmitë e tilla, dhe se a ndjeheni fajtor se keni dhe nuk I publikoni gjërat e tilla dhe se I mbani të njëjtat për pazare politike.
“Cila është arsyeja që deri më tani nuk është publikuar rasti “Mnstra” apo rastet e tjera. Është pikërisht sepse edhe unë si gjithë shoqëria jonë gëzohem se e kemi arritur që të bashkohemi , gëzohem dhe ndjehem krenar” tha Zaev.
Zaev vazhdoj me përgjigje të njëjta për rastet në fjalë, kinse ende nuk kishte ardhur momenti për publikimin e tyre dhe se marrëdhëniet ndër etnike duhet të qëndrojnë stabile të mos prishen.
Kurse gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në një tubim në Kumanovë, lideri I LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se Ahmeti dhe Gruevski kanë frikën e fitores së LSDM-së.
Në vazhdim, Zaev u betua para qytetarëve se të gjitha rastet e montuara, si, Monstra, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardh deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti. Video
Mevludin Imeri
Almakos.com