Ulje e temperaturave, reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht paradite në pjesët jugperëndimore, ndërsa në male borë, paralajmërojnë meteorologët për fundjavën që vjen.
Do të fryjë erë veriore kohë pas kohe e përforcuar, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe në lindje ku në momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë. Temperatura ditore do të ulet për rreth tetë gradë.
Temperatura minimale do të jetë dy, ndërsa ajo maksimale 16 gradë.
Në Shkup, temperatura do të ulet deri në tetë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 13 gradë.
Të dielën,gjatë ditës mot i thatë dhe pak më i ngrohtë, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës pritet ftohje e konsiderueshme, me erë të përforcuar dhe reshje lokale të shiut, ndërsa borë në male.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus tre deri në gjashtë, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 19.
Nga e marta, moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në shumë vende do të ulen nën zeron.
Për javën tjetër, temperatura më e ulët parashikohet për të mërkurën, kur ajo do të ulet në minus gjashtë gradë, dhe më e larta të enjten në 18 gradë.
Data 21.04.2025
Aktuale
- Pasi produksioni e përmendi mbrëmë në finalen e Big Brotherit, vjen reagimi i papritur nga Arbana Osmani
- Afërdita Paqarada mbi 50-vjeçare i lë nën hije çikat e reja – paraqitet me bikini e me trupin si peshk
- Një ditë pas finales së madhe ku Gjesti triumfoi, zbulohet se me kë shoqërohej mbrëmë Xheneta
- Milani i madh po kthehet: Tare pritet të transferojë yllin e Serie A për 52 milionë euro
- Rënia alarmante e dërgesave të smartfonëve të Apple në Kinë: Një krizë e vazhdueshme?
- Shpërthime të fuqishme në Sarandë, alarmohen qytetarët! Ndalohen nga policia dy të rinj
- Mexhiti: Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë
- LSDM kërkon dorëheqje nga Lutkovi: Punëtorët e kulturës nuk janë statistë, mbetën pa paga për festën e Pashkëve