Ushtari i cili ishte i involvuar në ngjarjet më 27 prill në Kuvend, që brenda një kohe të shkurtër pas kësaj shkoi në mision në Afganistan, prej së premtes së kaluar u kthye në Maqedoni dhe u dërguar në bisedë te prokurori. Siç merr vesh MIA nga Ministria e Mbrojtjes, për ushtarin i cili paraprakisht u evidentua nga policia si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit, procedura për kthimin e tij në Maqedoni ka filluar menjëherë pasi u kuptua se ai u dërgua në mision. Nga Ministria potencojnë se për ushtarin e kthyer tashmë është hapur procedurë disiplinore, si dhe kanë filluar procedura edhe për oficerë dhe ushtarë të tjerë të ARM-së, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet e pakëndshme në Kuvendin e RM-së më 27 prill.
Data 21.08.2025
Aktuale
- “Edhe Milllosheviqi do t’ua kishte zili” – Krenar Lloga i ashpër ndaj Fillkovit pasi propozoi “revidim të badenterit”
- Osmani: “Roja e Ndërtimit”, mekanizëm kundër kaosit urban në Çair!
- Skandali në Pejë: Zyrtari i Komunës kapet duke konsumuar drogë
- Humbi për 10 orë kontaktet me familjen, ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje! Pse u tha familjarëve “po më arrestojnë”
- “Sistina” do ta padisë Kedevin nëse nuk tregon publikisht se në cilin spital vendosen stenda për përfitim financiar
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij
- Paralajmërim i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Shkupit, policia ngrit kallëzim ndaj një 26-vjeçari
- Pritje të gjata në kufi: Çfarë po ndodh në Dheu i Bardhë?