Mundësitë për ndërtim të lidhjes së re interkonektive midis Maqedonisë
dhe Bullgarisë në sferën për gaz natyror, duke i përfshirë teknikat, financat dhe aspektet rregullatore të ndërtimit të kësaj lidhjeje të re ka qenë temë e takimit të parë të punës midis delegacioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim në sferën e gazit natyror.
Takimi i parë i grupit të punës, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, është mbajtur në Sofje gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa Memorandumi për bashkëpunim në sferën e gazit natyror u nënshkrua më 1 gusht këtë vit në Shkup.
Gjatë vizitës ministri Bekteshi u takua me ministren e Energjetikës Temenuzhka Petkova. Në Takim është biseduar për bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në sferën e energjetikës, sigurisë së furnizimit me energji, diversifikimit të burimeve energjetike, si dhe rëndësinë e lidhjeve të reja interkonektive dhe bashkëpunimi rajonal.
Siç informojnë nga Kabineti i Bekteshit, theks i veçantë gjatë takimit është dhënë në marrjen e kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Bullgarisë nga 1 janari i vitit 2018, me përqendrim Ballkani Perëndimor, me ç’rast pala bullgare ka shprehur gatishmëri që ta mbështesë Maqedoninë në investimet infrastrukturore në sferën e energjisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në strukturat e BE-së.
Sipas ministres bullgare të Energjetikës, për rajonin ballkanik problem i madh është infrastruktura e pamjaftueshme, ndërsa Bullgaria në mënyrë aktive punon në tejkalimin e kësaj mangësie.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Padi ndaj 11 personave, përfshirë një punonjëse e MPB-së për mashtrim në regjistrimin e automjeteve të përdorura
- (VIDEO) Mexhiti me akuza se BDI dhe Levica janë në koalicion, Osmani: Shpifjet vijnë nga frika për humbjen e zgjedhjeve
- (VIDEO) Kandidatët e Sarajit zhvilluan takime me qytetarët
- (VIDEO) Mickoski: Dëshirojmë ta sjellim Evropën në shtëpi
- Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën
- Aktivizohet “NATO Arabe”
- Drejtonte trafikun e drogës, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën
- Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë