Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej nesër do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, nesër do të realizojë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë të enjten do të marrë pjesë në sesionin e 19-të të Forumit për siguri vendore dhe globale, në kuadër të Forumit Kran Montana. Është parashikuar që Ivanov të mbajë fjalim në sesionin zyrtar të hapjes së forumit, si dhe në sesionin plenar kushtuar në politikën fqinjësore të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në “Nismën tre detra”. Gjatë vizitës së punës në Bruksel, Ivanov do të realizojë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Reinders.
Data 20.08.2025
Aktuale
- Dhëndri i Kosovës ndryshon numrin e fanellës tek skuadra e madhe italiane
- Nikollovski: Për dy vite e gjysmë, hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati
- Në pikën kufitare “Tabanoc”, pritet deri 30 minuta për kalim
- KSHZ-ja në telashe, i paraqitet edhe një problem në prag të zgjedhjeve
- “Jaseni” ende po digjet, po punohet për një rrip të ri për lokalizimin e zjarrit
- “Duhet forcim i menaxhimit të investimeve”- FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB -në e Shqipërisë në periudhën afatmesme
- Aleanca për Shqiptarët: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën?
- Krasniqi: VV’së ia votojmë vetëm ndonjë kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë