Bashkimi Demokratik për Integrim ka pasur një koalicion parazgjedhor me LSDM-në që nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, për t’u bërë ballë oponentëve politik shqiptar, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët. Mirëpo, kur këto dy parti janë bërë bashkë për rrethin e dytë të zgjedhjeve, BDI-së nuk i mjafton as LSDM-ja, e për t’i fituar shqiptarët, BDI ka lidhur kontratë edhe me partnerin e vjetër, VMRO-DPMNE-në.
Këtë e konfirmojnë me gjithë qejf burime të larta brenda BDI-së, të njohura për afërsinë e tyre me partinë e Gruevskit. Sipas tyre, pjesë e marrëveshjes janë komunat kryesore ku garohet në rreth të dytë, Çairi, Tetova, Gostivari dhe Struga. Në këto komuna, në rast se fiton BDI, VMRO do të ketë kryetarin e këshillit të komunave, ndërsa do të udhëheqë edhe me ndërmarrje të rëndësishme të cilat janë nën kompetencë të komunave. Sigurisht, marrëveshja nuk pritet që të bëhet publike, por burimet nga BDI na rikujtojnë se marrëveshje efikase me VMRO-DPMNE-në kishte pasur edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Data 18.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mexhiti me akuza se BDI dhe Levica janë në koalicion, Osmani: Shpifjet vijnë nga frika për humbjen e zgjedhjeve
- (VIDEO) Kandidatët e Sarajit zhvilluan takime me qytetarët
- (VIDEO) Mickoski: Dëshirojmë ta sjellim Evropën në shtëpi
- Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën
- Aktivizohet “NATO Arabe”
- Drejtonte trafikun e drogës, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën
- Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë
- Fushatë e re edukative me fokus në 20-vjetorin e reformimit të sistemit pensional “Mbill dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”