Depozitat e qytetarëve në bankat dhe kursimoret në vend janë të
sigurta, tha Borçe Haxhiev, drejtor i Fondit për Sigurim të Depozitave në Republikën e Maqedonisë, në intervistën për MIA-n në prag të Ditës Botërore të Kursimeve – 31 tetori.
“Depozitat e kursimeve për secilin depozitues në shumë deri në 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit janë të siguruar në Fond dhe janë të sigurta. Dhe nëse ndonjë bankë ose kursimore ka ndonjë ngjarje të rrezikshme, ata depozitues kompensohen”, sqaron Haxhiev.
Të dhënat nga Fondi tregojnë se për momentin shtetasit e Maqedonisë kanë 3,8 miliardë euro kursime në banka dhe kursimoret në vend.
Më shumë se gjysma apo 50,5 për qind”, siç tha Haxhiev janë në denarë, ndërsa 49,5 për qind në euro.
Sipas tij, shumica e kursimeve në denarë me siguri ka të bëjë në normat më të larta të interesit të këtyre depozitave kursyese por edhe të kursit të qëndrueshëm të denarit.
Ai i porosit qytetarët vetëm të kursejnë dhe se nuk ka rëndësi në cilën monedhë. Qytetarët më shumë u besojnë bankave të mëdha dhe atje janë numri më i madh i depozitave. Ai shton se numri më i madh i depozitave të kursimit është deri në 30 mijë euro.
“Kjo shumë është e garantuar, por ka depozita mbi këtë shumë. Pjesa më e madhe e tyre janë deri në 30 mijë euro. Qytetarët e dinë këtë dhe ata vetë e disperzojnë rrezikun duke vendosur depozita në disa banka apo më shumë persona nga familja”, tha në intervistën drejtori i Fondit për Sigurim të
Depozitave.
Ai theksoi se kjo shumë me hyrjen e Maqedonisë në BE do të rritet në 100 mijë euro, siç është në vendet e Bashkimit Evropian.
Data 18.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mexhiti me akuza se BDI dhe Levica janë në koalicion, Osmani: Shpifjet vijnë nga frika për humbjen e zgjedhjeve
- (VIDEO) Kandidatët e Sarajit zhvilluan takime me qytetarët
- (VIDEO) Mickoski: Dëshirojmë ta sjellim Evropën në shtëpi
- Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën
- Aktivizohet “NATO Arabe”
- Drejtonte trafikun e drogës, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën
- Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë
- Fushatë e re edukative me fokus në 20-vjetorin e reformimit të sistemit pensional “Mbill dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”