Në javën tjetër kryetarët e posa zgjedhur në komuna duhet që ta marrin funksionin.Këtë e bëri vetëm në Pehçevë nga LSDM-ja Dragan Trençovski ndërsa këtë duhet që ta bëjnë edhe 40 kandidatët e tjerë të nga rrethi i parë.
Mirëpo për pranim-dorëzimin në pushtetin lokal katër kandidatë që kanë fituar në rrethin e parë nuk do të zgjidhen sepse për ato komuna është dërguar ankesa.
Ndër ta që duhet të presin të përfundohen afatet ligjore për ankesat, do të jenë Petre Shilegov për Qytetin e Shkupit, Komuna Qendër- Sasho Bogdanoviq, Ilija Jovanovski- Prilep dhe për Radovish- Gerasim Konzulov, të gjithë vijnë nga radhët e LSDM-së.
Kurse ata që javën tjetër do e marrin këtë funksion janë:
Zlatko Marin- Aerodrom
Melikije Halimi- Haraçinë
Zvonko Pekevski- Berovë
Natasha Petrovska- Manastir
Blazhe Shopov- Bogdancë
Pero Kostatadinov- Vallandovë
Marjan Janev- Vasilevë
Sasho Jankoski- Vefçan
Ace Kocevski- Veles
Sasho Pockov- Gjevgjeli
Zoran Nogaçeski- Debarcë
Marjançe Stojanovski- Demir Hisar
Komunat e tjera që nuk do të ketë prap zgjedhje më 29 tetor