Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka përshëndetur iniciativën e djeshme të VMRO-DPMNE-së për amnistimin e pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
“Të kujtojmë se Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, tri herë ka kthyer materialet dhe pengon iniciativën e LPM-së për amnisti, për shkak të kotësive personale, gjegjësisht për shkak të fusnotës në të cilën thuhet se LPM nuk e pranin zgjedhjen e Talat Xhaferit”, thonë nga LPM.
Ata njoftojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së se në Kuvend tanimë ka tekst të gatshëm për ligjin për amnisti, i cili sipas tyre është dorëzuar edhe tek gjitha grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së.
Nga LPM ju bëjnë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së që në seancën e radhës në Kuvend, si udhëheqës të procesojnë propozim-ligjin e LPM-së për amnistimin e qytetarëve pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit.