Finalizohet marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së.
Grupet punuese të BDI-së dhe LSDM-së janë drejtë përfundimit të programit për bashkëqeverisjen në komunën e Strugës ku po përcaktohen projektet lokale , investimet në infrastrukturë si dhe pozicionet tjera për sa i përket pushtetit lokal.
Nga burimet brenda grupeve punuese, www.strugalajm.org mëson se njëra nga ndërmarrjet publike do t’i takoj ose do udhëhiqet nga partneri i koalicionit.
Pritet që deri nesër të shpallet ky koalicion dhe strukturat e të dy partive të dalin publikisht në teren.