Vlera e përgjithshme e shportës sindikale në gusht ka arritur 32.316
denarë. Prej tyre, për ushqim dhe komunale qytetarët nga buxheti familjar kanë ndarë 23.871 denarë, tregojnë të dhënat e vlerës së shportës minimale sindikale që e publikon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Për ushqim në gusht janë ndarë 13.422 denarë, për shpenzime komunale 8.235 denarë, ndërkaq për pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje 2.197 denarë.
Sipas shportës sindikale, mbajtja e higjienës personale në gusht ka kushtuar 980 denarë, ndërsa mbajtja e higjienës në shtëpi 1.244 denarë, Për transport, në muaj qytetarët kanë shpenzuar 2.340 denarë, ndërsa për rroba dhe këpucë 2.129 denarë.
Më pak para nga buxheti familjarë janë ndarë për mirëmbajtjen e shëndetit, gjegjësisht rreth 690 denarë, si dhe për vizitë të manifestime kulturore rreth 1.070 denarë.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Vrasja e Pëllumb Metës, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Durrësit për Hygertën dhe Hysen Metën
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët