Partia për ripërtërije të Maqedonisë, GROM, sërish u bëri thirrje institucioneve kompetente të zbardhin incidentin e së dielës, kur Sead Rahic para selisë së partisë me thikë iu kërcënua qytetarëve të pranishëm në shtab. Nga GROM, edhe pse sulmi ndodhi para 100 personave, institucionet vonojnë procedurat adekuate.
“Do të dorëzojmë një videoklip në të cilin shihet thika e përdorur. Po ashtu në xhirim shihen qartë edhe prangat, shihet se çfarë dhune është përdorur. Jemi dëshmitarë se në Maqedoni për shumë ngjarje me më pak rëndësi ngrihen procedura. Apelojmë deri tek prokuroria të fillojë procedurën dhe nuk e kemi të qartë se si deri më tani kryerësit e veprës nuk janë ftuar nga ana e organeve hetuese edhe pse shihen në xhirime”,- deklaroi sekretari gjeneral i PRM-së, Viktor Cvetkovski.
Ndërkohë, nga MPB bëjnë të ditur se incidenti para shtabit të Partisë për ripërtëritjen e Maqedonisë, që ndodhi të dielën mbrëma, është zbardhur plotësisht, është dokumentuar dhe dërguar deri tek Prokuroria Themelore Publike, e cila më pas duhet të japë udhëzime për vazhdim të mëtejshëm të procedurës.
“Në stacionin policor në Karposh në bisedë janë ftuar personat S. R. (51) dhe E. Sh. (36) nga Shkupi. Pas kësaj, ngjarja përfundimisht është zbardhur dhe dokumentuar dhe materiali dëshmues me njoftim me shkrim është dërguar deri tek Prokuroria Themelore Publike – Shkup, ku në përputhje me KP duhet të japë udhëzime për vazhdim të mëtutjeshëm të procedurës”,- njoftuan nga MPB-ja.