Koalicionimi i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët me shumë gjasa do të sjellë përmbysje të rezultateve të raundit të parë në shumicën e komunave ku këto dy parti garojnë kundër BDI-së. Lëvizja BESA në raundin e dytë do të ballafaqohet me BDI-në në gjashtë komuna, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të garojë kundër BDI-së në pesë komuna.
Në Çair, ku Lëvizja BESA garon kundër BDI-së, matematikat tregojnë se me bashkimin e votave mes BESËS dhe Aleancës, ky koalicion del fitimtar në raundin e dytë. Të dyja partia së bashku kanë 12.529 vota, ndërsa koalicioni BDI-LSDM 11.860.
Çair:
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM 12.529 11.860
Në Tetovë, me bashkimin e votave mes dyja subjekteve, pritet që fitorja t’i takoj koalicionit Lëvizja BESA- Aleanca për Shqiptarët. Nëse llogariten votat në rrethinë e parë, 13.641 vota kanë së bashku të dy partitë, krahasuar me 13.265 votat e koalicionit BDI-LSDM.
Tetovë
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM
13.641 13.265
Edhe në Gostivar pritet fitore e kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët- Lëvizja BESA. Në këtë komunë, Aleanca përballet me koalicionin BDI-LSDM. Të dyja subjektet në raundin e parë kanë siguruar 14.704 vota, që ju garanton atyre një fitore, ngase kundërshtarë në raundin e parë kanë siguruar 12.095 vota.
Gostivar
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM 14704 12.095
Në Dibër, ku Aleanca për Shqiptarët garon kundrejt BDI-së rezultatet tregojnë fitore në favor të koalicionit Alenca- BESA. Të dyja partitë së bashku kanë 3868 vota, kundrejt 3.419 votave të koalicionit BDI-LSDM.
Dibër
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI- LSDM
3868 3419
Fitore të sigurt koalicioni Lëvizja BESA- Aleanca për shqiptarët pret edhe në komunën e Tearcës. BESA në këtë komunë ballafaqohet me kandidatin e BDI-së, ndërsa nëse bashkohen votat e të dy partive të siguruar në raundin e parë, gjithsej 3758, dalin fitues karshi 2.952 votave të siguruara nga koalicioni BDI-LSDM.
Tearcë
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM
3758 2.952
Në komunën e Vrapçishtës Aleanca për Shqiptarët garon kundër BDI-së. Nëse merren për bazë votat e dy partive të koalicionit, Aleanca për Shqiptarët- Lëvizja BESA, atëherë mundësitë që të fitohet kjo komunë janë shumë të mëdha. Së bashku këtë dy parti kanë 4.007 vota, kundrejt 3.572 votave të koalicionit LSDM-BDI.
Vrapçisht
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM
4.007 3.572
Koalicioni BESA-Aleanca për Shqiptarët pret fitore edhe në Zhelinë. Në këtë komunë BESA garon kundër BDI-së. Me bashkimin e votave, BESA dhe Aleanca së bashku kanë 4.647 vota, kundrejt 4.009 votave të koalicionit BDI-LSDM.
Zhelinë
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI- LSDM
4.647 4.009
Në Komunën e Bogovinës pritet fitore e thellë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët- Lëvizja BESA kundrejt koalicionit BDI-LSDM. Nëse llogariten votat e dyja partive, kandidati i Aleancës, i përkrahur nga Lëvizja Besa do të ketë 5835 vota kundrejt 3.817 votave të koalicionit BDI-LSDM.
Bogovinë
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM
5835 3.817
Në Komunën e Likovës, nëse llogariten votat e raundit të parë, LSDM dhe BDI kanë më shumë vota se koalicioni Besa-Aleanca, por euforia që ka sjellur bashkimi i dy partive shqiptare mund të bëjë kthesën edhe në këtë komunë.
Likovë
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM
4.508 5770
Garë e ngushtë do të jetë edhe në Komunën e Sarajit. Nëse analizohen votat në rrethinë e parë, koalicioni BDI-LSDM ka epërsi minimale ndaj koalicionit Lëvizja BESA- Aleanca për Shqiptarët. Diferenca mes dy koalicioneve është vetëm 190 vota, ndërsa për shkak bashkimit të dy partive, edhe në këtë komunë pritet dalje më e madhe në rrethin e dytë.
Saraj
Bashkim Bakiu Blerim Bexheti
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI-LSDM
7733 7.963
Në Komunën e Strugës, në epërsi në raundin e parë ka qenë kandidati i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela. Në këtë komunë, si duket kandidati i BDI-së, Ramiz Merko, i cili në raundin e parë ka siguruar 7916 vota, nuk do ta ketë përkrahjen e LSDM-së, ngase në një deklaratë për Fokus funksionarë të lartë të LSDM-së kanë thënë se do të mbesin neutral për komunën e Strugës.
BESA- Aleanca për Shqiptarët BDI
Ziadin Sela 9.289 Ramiz Merko: 7.916
Kujtojmë se Lëvizja BESA në raundin e dytë do të garoj edhe në komunën e Studeniçanit ku do të përballet me kandidatin e PDSH-së.