Thellohet skandali lidhur me mjetet buxhetore që ia ka ndarë qeveria VMRO-BDI familjes së Johan Tarçullovskit. Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Lubotenit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj, shkruan Gazeta Lajm. Kjo letër e saj vjen pas publikimit të dokumentit që tregon vendimin e qeverisë në vtin 2001, sipas të cilit familjes së Johan Tarçullovskit i janë dhënë 60 mijë euro në vit nga buxheti shtetëror. Ajo thotë se është e saktë që ka marrë para nga shteti, por se kanë qenë pak dhe se i kanë mbetur vetëm 270 euro në muaj. Këtë ndihmë e ka marrë tetë vite me radhë, që do të thotë se nga buxheti shtetëror familjes Tarçullovski i janë dhënë 480 mijë euro. “Ja unë do t’ua them. Në periudhën prej 8 viteve deri sa Johan Tarçullovski vuante burgun, çdo vit shteti na jepte kompensim prej 5.000 eurove”, ka shkruar Tarçullovska.
Data 19.08.2025
Aktuale
- QMK njofton se tre zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, njëri është ende aktiv
- Aksident i rëndë në aksin Fier–Patos, të plagosur tre persona
- Duhet të hapet deri në vitin 2027, 20 milionë euro për ndërtimin e Sallës Universale
- Koha për të ndalur përkëdheljen e presidentit autoritar të Serbisë
- Andonovski: Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumenteve do të modernizohet plotësisht deri në fund të vitit
- Deputeti 30-vjeçar vritet brenda në ambientet e Parlamentit! Ja çfarë dyshohet
- ESHA zbulon dobësi në funksionimin e Regjistrit Qendror të Popullsisë në RMV
- Çfarë pritet nga mbrojtja e Thaçit? Provave fillojnë më 15 shtator