Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga partia e tij LSDM, që në raundin e dytë të qëndrojë neutrale në garën e partive politike shqiptare.
“Presim që Zaev të jetë neutral në raundin e dytë”, ka thënë Elmi Aziri i Aleancës për Shqiptarët, shkruan Gazeta Lajm. Afrim Gashi i Lëvizjes Besa vlerësoi se nëse LSDM nuk qëndron neutrale në këto zgjedhje, do të përsëriste gabimin që e bëri Nikolla Gruevski në vitin 2006, kur shkeli vullnetin e shqiptarëve.
“Në atë kohë gjithë shqiptarët ishin kundër këij vendimi, me siguri njësoj do të jetë edhe tani”, ka theksuar Gashi.