Qeveritë nga rajoni të investojnë në sistem më përkatës të mbrojtjes sociale të fëmijëve, kërkuan pjesëmarrësit në konferencën për mbrojtje sociale të fëmijëve që u mbajt në Sarajevë, e në të cilën, siç informon UNICEF, mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë Milla Carovska. Pjesëmarrësit nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë miratuar thirrje për aksion që në mënyrë shtesë e konfirmon përkushtimin e vendeve në rajon ta përmirësojnë sistemin e mbrojtjes sociale së fëmijëve.
Ministrja Carovska në fjalimin e saj ka theksuar se lufta kundër varfërisë së fëmijëve është prioritet numër një i Qeverisë. “Për këtë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale filloi me reformë ambicioze dhe të ndërlikuar të sistemit për mbrojtje sociale në vend që të përgjigjet në mënyrë më efikase dhe t’i mbrojë fëmijët dhe familjet me fëmijë nga efektet negative të varfërisë”, ka theksuar Carovska. Sipas përfaqësuesit të UNICEF-it, Benxhamin Perks, zhvillimi fizik, emocional dhe konjitiv nga fëmijë në njeri të rritur të shëndoshë është minuar nga pasoja të shumëfishta nga varfëria e fëmijëve.
“Por, lajmi i mirë, ka theksuar Perks, është se mundemi ta ndryshojmë varfërinë me fëmijëve, nëse ajo bëhet prioritet kombëtar. Konferenca në Sarajevë u mbajt tre ditë, ndërsa e organizon UNICEF Bosnjë e Hercegovinë me mbështetjen e Zyrës rajonale të UNICEF-it për Evropë nga vendet pjesëmarrëse.