Gjykata Penale në Shkup i caktoi masën e paraburgimit 30 ditore katër personave të arrestuar një ditë më parë për sulmin ndaj liderit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela gjatë ndërhyrjes në parlament më 27 prill. Sipas njoftimit të prokurorisë ata akuzohen për vepër penale vrasje në tentativë të kryer në bashkëkryerje. Për të dyshuarin e pestë do të vendoset së shpejti.
Për personin e pestë të cilin prokuroria gjithashtu sugjeroi përcaktimin e masës së Paraburgimit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, gjykata do të vendosë më tej – njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Për sulmin ndaj Zijadin Selës prej mbrëmë në polici janë edhe tre persona tjerë. Prokuroria këta i gjeti me ndihmën e publikut, pasi i publikoi fotografitë e tyre për shkak se hetuesit nuk kanë mundur ti identifikojnë. A do kërkohet edhe për ata paraburgim dhe për çfarë vepre do të dyshohen nga prokuroria publik do të informojnë gjatë ditës. Një dinamikë të dukshme të hetimit për të gjitha incidentet në Parlament sot dha edhe marrja në pyetje e Jordan Mijalkovit, djalit të ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov. Ai dha deklaratë në stacionin policor në Kisella Vodë, sepse kur i ishte dërguar ftesa e parë, ai kishte qenë jashtë vendit. Ditën kur nuk u paraqit, në gjykatë dëshminë e tyre e dhanë Alen Zekirov dhe Bllazhe Petreski, ish truprojat e Sasho Mijalklkovit.