Në një faqe të facebook-ut e cila merret me krimet e bëra nga Qeveria e kaluar e udhëhequr nga VMRO-BDI, është paraqitur një dokument i Kuvendit, në të cilin shihet se në vitin 2011 është marrë vendim me të cilin i është lejuar Johan Tarçullovskit të marrë fonde për kompensim prej 5000 eurosh, përcjell Almakos.
Dokumenti me vulën dhe nënshkrimin e zëvendëskryeministrit të atëhershëm Vladimir Peshevski tregon se këto fonde janë transferuar në familjen Tarçulovskit me arsyetimin për të ndihmuar familjen.
Dokumenti zbatohet vetëm për vitin 2011, por është e paqartë nëse ndihma vazhdon , vlen edhe për vitet e ardhshme.
Kujtojmë, Tarçullovski ishte i dënuar me burg nga ana e gjyqit të Hagës, i njëjti në liri është lënë në vitin 2013.
Mevludin Imeri
Almakos.com