Koalicioni i kryesuar nga LSDM do të ketë grupin më të madh të këshilltarëve në Mavrovë-Rostushë, komunën më të vogël për nga numri në rajonin e Gostivarit.
Lista e LSDM-së mori 1.570 vota (43,56%) dhe fitoi 6 mandate. Nga dy anëtarë në këshillin e ri do të kenë Partia demokratike e turqve në Maqedoni (DPT) për 694 vota të fituara (19,26%) dhe koalicioni i VMRO-DPMNE-së me 622 vota (17,26%). Lista e BDI-së në zgjedhjet e fundit mori 370 vota (10,27%) dhe siguroi një mandat të këshilltarit. Lista e grupit të votuesve bartës i së cilës ishte Risto Popovski mori besimin nga 164 votues (4,55%), por për shkak të cenzusit nuk arriti të fitojë mandat. Në këtë komunë votuan 3.604 persona (36,60%), ndërsa numri i përgjithshëm i fletvotimeve i pavlefshem 184.