Qeveria planifikon ta zvogëlojë deficitin buxhetor për vitin 2018 nën 2,9
për qind të BPV-së, aq sa është këtë vit dhe një prej opsioneve është të japë bono ndërkombëtare në tregun global, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intrvistë për Blumberg.
“Jemi të vendosur që deficiti vitin e ardhshëm të jetë pak më i vogël se këtë vit, në pajtim me qëllimin tonë për konsolidim fiskal gradual. Sa i takon vitit 2018, lëshimi i bonos ndërkombëtare është gjithashtu opsion, duke i pasur parasysh kushtet e volitshme në tregun ndërkombëtar”, thekson Tevdovski në intervistën të cilën e transmetoi MIA.
Qeveria, thekson, planifikon ta ndryshojë politikën e saj ndaj zbatimit të drejtësisë sociale më të madhe dhe do ta zëvendësojë tatimin e përhershëm të sheshtë prej 10 për qind për tatimin personal të të ardhurave dhe tatimin e të ardhurave të ndërmarrjeve me shkallë progresive.
Ai për Blumberg vlerëson se shkalla e inflacionit vitin e ardhshëm do të jetë 1,7 për qind, me çka do të rritet prej një për qind aq sa është projektuar për vitin 2017.
Në Ministrinë e Financave ka filluar përgatitja e Buxhetit për vitin e ardhshëm.