Lëvizja E Majta ka ftuar qytetarët të votojnë për kandidatët e saj më 15 tetor, duke premtuar pushtet lokal të qytetarëve për qytetarët.
“E Majta do të luftojë për të mbrojtur të gjitha hapësirat e gjelbra në qytetin e Shkupit, për të drejtat e qytetarit të thjeshtë, për të drejta qytetare dhe për të drejtat e sindikalistëve nëpër ndërmarrje, për një administratë që punon në interes të qytetarëve, sepse administrata ekziston për qytetarët. Ju vendosni nëse ju leverdis të vazhdojmë si ishim deri tani apo doni që gjërat të ndryshojnë. Nëse ju leverdis qeverisja aktuale, votoni për LSDM-në ose VMRO-në”,- thuhet nga E Majta.