A përbushi misionin e tij Bashkimi demokratik për integrim, për forcimin e unitetit, demokratizimin e vendit dhe integrimin e tij në NATO dhe BE? Cila është përgjegjsia e kreut të BDI-së për devijimin e Maqedonisë nga kursi euroatlantik? Në këto pyetje përgjigjet Teuta Arifi, njëra ndër themelueset e BDI-së dhe kandidate e kësaj partie për një mandate të dytë të kryetarit në qytetin e Tetovës.
Në këtë intervistë për Almakos, Arifi flet edhe për dëshitmet e BDI për të imponuar konceptin e saj të eurointegrimeve gjatë bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE, për raportet e vështira me Gruevskin kur ushtronte detyrën e zëvendëskrzeministit për eurointegrime si dhe për pengesat e njerëzve të VMRO-së në realizimin e projekteve në Tetovë.
Mësoni se si Arifi zgjidhi problemin e furnizimit me ujë të pishëm në Tetovë, sa ka kushtuar projekti dhe kush e finansoi? Përveç kësaj ajo flet edhe për ndërtimin e dy kolektorëve në qytet për trajtimin e ujrave të zeza, për asfaltimin e rrugëve si dhe për ndërtimin dhe rikonstruimit të shkollave.
Kandidatja e BDI-së përgjigjet edhe për dështimin e idesë për transport urban në Tetovë si dhe kur pritet të përfundojë agonia e mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave në qytet?/Almakos