Kandidati i vetëm shqiptar për kryetar të Kërçovës, Fatmit Dehari, në një intervistë për Almakos, fton mergatën të vijnë në votime me 15 tetor për të siguruar fitoren e kandidatit të vetëm nga komuniteti shumicë karshi rivalit nga radhët e VMRO-DPMNE, Vllatko Sajkoski.
Dehari thotë se kërkon mbështetjen e kërçovarëve sepse u ka shërbyer me përkushtim pa dallim përkatësisë së tyre etnike apo fetare, megjithatë beson se mërgata do të jetë vula e fitores së re.
Në këtë intervistë Dehari flet për arritjet e tij më të spikatura gjatë mandatit të shkuar dhe për sfidat më të vështira. Ndiqni bisedën me Deharin për të kuptuar se si me fonde evropiane zgjidhi çështjen e ujit të pishëm dhe të kanalizimit për qytetin dhe fshatrat e Kërçovës.
Mësoni se si Gruevski pengoi miratimin e Planinit të përgjithsëm urbanistik për Kërçovën, i cili, sipas tij, do të mundësojë tërheqjen e investimeve dhe zbutjen e papunësisë./Almakos