Një nga arsyet më të forta pse Shqipëria vazhdon të ekzistojë dhe të mbahet në këmbë është puna e jashtëzakonshme e grave shqiptare, motrave, nënave, por edhe gjysheve. Sidomos këto të fundit janë të nëpërkëmburat, sepse lindën në kohët më të vështira dhe as sot nuk po shohin dritë.
Është e vërtetë që emigrantët janë një motor i fortë i zhvillimit të vendit, por jo të gjithë i shtrëngojnë fort rrënjët. E kemi fjalën për ata të cilët harrojnë babën, nënën, vëllezërit, gjithçka.
Të lësh pas prindërit dhe të flasësh me ta vetëm kur vijnë festat e fundvitit është injorim i plotë i së kaluarës tënde, i atyre që të bënë kokën dhe i gjithçkaje që ke lënë pas si fëmijë, adoleshent apo i ri.
Dje, në një spital të Shkodrës, një nënë nga një fshat i largët shkoi për të katërtën herë brenda muajit për t’u vizituar. Doktoresha i tha se me ilaçet që i kishte dhënë nuk kishte arsye për t’u ankuar dhe se gjithë ajo bahçe dhe vend i bukur që ka në shtëpinë e saj e ndihmojnë për të kaluar dhimbjet, por duket se ajo nuk dinte asgjë.
Përgjigjja e nënës (nuk ia dimë emrin) ishte kjo:
T’pastë nana, ashtu asht. Ilaçet ishin të forta, por ti m’ke thanë se duhet me hek stresin. Kam kuptu qi kyt s’mund ta heku gjallë n’botë. Kam dy djem, por s’kam asnji. Janë tret larg, sikur kanë vdek. Qoftë larg, por nuk janë ma t’mitë. Ti vetë ke than që duhet t’shijosh nipat e mbesat, por s’më flasin. Kam dy vjet, nji herë m’kanë marrë n’telefon”.
Doktoresha nuk foli fare. U mendua nja tre minuta dhe pastaj thjesht i tha që ia kuptonte hallin. I dha disa ilaçe shtesë, por ato më shumë janë për numër, se dhimbja është më e thellë.
Nënat shqiptare kanë humbur bijtë e tyre. Jo të gjitha, por ka shumë që nuk e dinë se ku i kanë. Pra, t’i kesh fëmijët gjallë, por zëre se nuk janë…
Data 28.04.2025
Aktuale
- Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Palevski do t’iu përgjigjet pyetjeve nga Prokuroria
- Sot mbyllet afati për raportimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore – A po e respektojnë partitë këtë detyrim?
- Nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Më 3 maj pritet të nisin linjat ajrore Shkup-Barcelonë dhe Shkup-Lion
- VLEN: BDI sikur dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë
- BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve kërcënon unitetin dhe perspektivën europiane, vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje!
- A kreu marrëdhënie me Eglin? Gjesti e thotë troç për herë të parë
- Belgin Jashari ftohet nga kampi i Barcelonës në Kosovë