Mbi 80 muzeolog nga 28 vende të Evropës e vizituan Qendrën Ekspozuese – Matka dhe dhanë vlerësime të larta për eksponatet dhe mënyrën në të cilën ata komunikojnë me vizitorët. Sipas tyre, aspekt veçanërisht pozitiv tregon ajo që Qendra Ekspozuese Matka disponon me mesazhe qartë të ndërtuara dhe lehtë komunikon me vizitorët.
Muzeologët që e vizituan Qendrën Ekspozuese Matka, janë anëtarë të Akademisë Evropiane të Muzeut, organizatë ekspertësh me seli në Holandë. Ata ishin në vizitë në Maqedoni si pjesëmarrës në kongres profesional që u mbajt në Shkup, në të cilin u diskutua për trendet moderne muzeologjike dhe sfidat.
Gjatë vizitës së tyre në Matkë, ata veçanërisht lartë e vlerësuan ruajtjen e pamjes autentike të hidrocentralit të vjetër Matka të vitit 1938, ku tani është e vendosur Qendra Ekspozuese Matka.
Qendra Ekspozuese për Energji Elektrike Matka, është projekti i EVN Maqedoni që ka për qëllim edukim më të madh dhe përmes eksponateve interaktive të tregohet historia e energjisë elektrike në Maqedoni si dhe ndryshimet që kanë ndodhur gjatë elektrifikimit. Njëkohësisht, përmes qasjes inovative multimediale, eksponatet e Qendrës Ekspozuese „Matka“ ofrojnë mundësi unike për edukim dhe interaksion. Të gjitha informacionet dhe përmbajtjet janë në gjuhën maqedonase, shqip dhe anglisht.
Hyrja në Qendrën Ekspozuese Matka është falas, ndërsa për vetëm tre muaj nga hapja e kanë vizituar më shumë se 3000 persona. Të gjithë të interesuarit mund t’a vizitojnë Qendrën Ekspozuese „Matka“ individualisht ose në grupe, ndërsa për kushtet për vizitë dhe kohën e punës mund të informoheni për më shumë detaje në www.matka.com.mk /Facebook: Матка – Изложбен центар / Matka – Exhibition Center.