Keqpërdorimet në sitemin elektronik për shpërndarjen e e lëndëve në Gjykatën Penale ekzistojnë. Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski ka konfirmuar se Komisioni që hetoi parregullsitë përfundoi sot kontrollin në sistemin informativ të gjykatës. Pasi që Komisioni ta përpilojë raportin, do të fitohet një pasqyrë më e saktë se në çfarë mënyre dhe si është keqpërdorur sistemi AKMIS i cili u desh të garantojë pavarësi gjatë ndarjes së lëndëve. Gjykatësi Llazar Nanev i cili sot ishte në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tha se ka indikacione të keqpërdorimit. Është kontrolluar edhe viti aktual 2017 dhe shpërndarja e lëndëve të Speciales.
https://youtu.be/H-qXtqOaido