Lëvizja Besa, nëpërmes kandidatit të saj për komunën e Kumanovës Driton Sulejmani paraqiti para banorëve të kësaj komune projektet e planifikuara ku rëndësi do t’u kushtohet kushteve në arsim, zhvillimit të infrastrukturës dhe tejkalimit të problemit me trafikun e ndarkuar në qytet. Sulejmani premtoi se nuk do të lejojë zhvendosjen e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në periferi të qytetit por ajo do të mbetet të funskionojë në qendër.
Ne premtojmë se gjatë pushtetin tonë katërvjeçar, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, do të kenë një pamje të re, do të kenë kushte të reja, do të kenë standarde për ta ndjekur procesin mësimor nxënësit shqiptar, ashtu sikurse e meritojnë. Kemi paraparë që t’i asfaltojmë të gjitha rrugët e vendbanimeve shqiptare, ata që janë lënë në mëshirë të fatit gjatë këtyre viteve që kanë qeverisur këto të papërgjegjshmit – tha Driton Sulejmani, kandidat i Besës për Kumanovën.