Të gjitha departamentet për çështje administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të punojnë edhe më 14 dhe 15 tetor, me qëllim që qytetarët këto diët të mund të nxjerrin dokumente identifikimi. “Gjitha kërkesat për nxjerrje të letërnjoftimit, i dëmtuar, i humbur ose i vjedhur me procedurë ligjore, do të miratohen urgjentisht në gjitha departamentet rajonale për çështje administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse kërkuesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Kërkesat për letërnjoftim do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftim, Departamenti për informatikë do t’i përpunojë dhe do dorëzojë në sektorin përgjegjës.
Data 16.08.2025
Aktuale
- Grua sulmohet fizikisht nga bashkëshorti në Shkup
- Aksident në Negotinë, një person plagoset rëndë
- Për 15.1% është rritur numri i lejeve të dhëna për ndërtim në RMV në qershor të vitit 2025
- Sulm fizik në Shtip, familjarët sulmohen me send druri
- Dy turistë nga Uruguaji lëndohen rëndë në aksident me motor në Kriva Pallankë
- Fëmijë 10-vjeçar nga Australia lëndohet rëndë në aksident trafiku në Manastir
- U fotografua me delen në krahë duke e shpëtuar nga flakët në Greqi, 33-vjeçari shqiptar: Shumë qen u braktisën të lidhur, ky është krim
- Rekord i ri: ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë javore