Ziadin Sela vazhdon me ide inovative dhe risi në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të gjitha këto risi kanë për qëllim bashkimin e votës shqiptare.
Në zgjedhjet e kaluara kryetari i Aleancës për Shqiptarët shtroj iden e tryezës së përbashkët të partive shqiptare, e cila edhe u realizua pas zgjedhjeve ku si rezultat u nënshkrua deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare. Ndërkaq, tani në vigjilje të zgjedhjeve z. Ziadin Sela shtroj iden e lidhjes së komunave shqiptare. Kjo lidhje do të bashkonte interesat e komunave të udhëhequra nga shqiptarët pavarësisht kryetarët e këtyre komunave çfarë provenience politike takojnë. Një lidhje e këtillë do të ishte pandan i lidhjes së komunave të Maqedonisë dhe do të mundësonte që komunat shqiptare njëzëri të konkurrojnë për projekte të mëdha si në Qeverinë e Maqedonisë, ashtu edhe në fondet Evropiane. Një nga shembujt e bashkëpunimit të nevojshëm të komunave shqiptare është edhe problemi i madh i deponive të egra në Pollog, si dhe mungesa e investitorëve të huaj sa i përket ndërtimit të fabrikave të riciklimit dhe grumbullimit të hedhurinave. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani për shkak se komunat e udhëhequra nga BDI nuk kanë pasur interesim për të bërë një projekt të përbashkët për të sjell investitor të këtillë, duke luajtur SOLO me qëllim të përfitimit personal. Pra, lidhja e komunave shqiptare do të mundësonte një bashkim forcash dhe planifikim të përbashkët të zhvillimit më të shpejt të komunave shqiptare, me çka në një dozë të madhe nuk do vareshin nga dëshira dhe disponimi i qeverisë, por edhe i komunave maqedonase të cilat përbëjnë BNJVL. Edhe një herë z. Ziadin Sela tregon se është gjithmonë një hap para me vizionin e tij për të bërë shqiptarët bashkë dhe për të fuqizuar komunat me shumicë shqiptare.