Një pjesë të madhe të kohës së mandatit tim e kam kaluar në Shipkovicën e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në vendin ku qëndronte kalaja e lavdishme UÇK-së.
Kaluam një dramë të vështirë në situatën e vërshimeve, dhamë djersën tonë, kontributin tonë që të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale të kyçeshin në normalizimin e gjendjes në Shipkovicë. Në Shipkovicë bëmë: Shtruarjen me tampon rrugën e borovnicave, sanimi I rrugës kryesore prej rrugës së kodrës së diellit, shtruarja e rrugës për në teqe të shipkovicës, rekonstruimi e urës se Teqës së Shipkovicës Pavarsisht punëve që kemi bërë, nuk kam dyshim që vota e Shipkovicës do të jetë pjesë e rëndësishme e fitores sonë plebeshitare.