A ka ndodhur në kompaninë shtetërore për prodhim të energjisë elektrike, ELEM, vjedhja e dekadës? Kjo është tema që do të rrahet në emisionin e sotëm “360 Shkallë” në Alsat-M, lidhur me mënyrën se si janë keqpërdorur miliona të ELEMI-it gjatë qeverisjes VMRO-BDI, transmeton Gazeta Lajm. Kuadrot e këtyre dy partive kanë menaxhuar rreth 9 vite kompaninë ELEM, periudhë gjatë së cilës energjia elektrike është shtrenjtuar gati dyfish. Deri sa makineria në pronë të kompanisë ELEM është kalbur për shkak të defekteve të vogla, është angazhuar makineri e kompanive private që i ka kushtuar kompanisë çmime marramendëse.
“Për shkak të një gome një eskavator i kompanisë ELEM nuk është riparuar, por janë angazhuar kompani të jashtme. Një gomë kushton 500 euro, kurse për angazhim dy dre ditë nga jashtë janë harxhuar më shuam se një mijë euro”, ka thënë një përfaqësues i kompanisë, duke treguar për manipulimet që janë bërë.
Ky shembull tregon se lojërat milionëshe të binomit të kaluar qeveritar, i kanë paguar qytetarët.