Ministri i jashtëm vendas Nikolla Dimitrov pas takimit me dy shefave të Diplomacisë atë të Suedisë dhe Finlandës, Margot Valstrom dhe Timo Soini në Shkup, tha se vizita e tyre vjen në një kohë shumë të rëndësishme për vendin kurse shtoi se procesi për bisedimet për emrin do të filloj pas zgjedhjeve lokale.
Këtë proces ne e marrim shumë seriozisht. Ky proces do të filloj pas zgjedhjeve lokale siç paralajmëroi edhe ndërmjetësuesi Metju Nimic dhe kështu do ta trajtojmë atë – deklaroi Nikollla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.
Maqedonia të zbatoj reformat sa më shpejtë të jetë e mundur të luftoj korrupsionin dhe të angazhohet që nëpërmjet investimeve të huaja të hapë vende të reja pune me qëllim që të rinjt t’i mbajë në Maqedoni. Ishin kto porositë e dy ministrave Valstrom dhe Soini.
Ne u inkurajojmë që të vazhdoni me përpjekjet tuaja për reforma që tashmë i keni ndërrmarrw dhe vazhdoni të zbatoni reformat që kanë të bëjnë me demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë e fjalës, lirinë e medias. Ne besojmë se ju duhet të bëni përpjekje të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe për të tërhequr investitorë të cilët do të sigurojnë vende pune për të rinjt – tha Margot Valstrom, Ministër i Punëve të Jashtme të Suedis.
Ne mbështesim plotësisht perspektivën e Maqedonisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian, kur të përmbushen kriteret dhe sigurisht ju nxisim që të përmbushni të gjitha reformat e nevojshme. Nga përvoja jonë e dimë se nuk do të jetë gjithmon e lehtë ka shumë sfida. Por vazhdoni përpara – u shpreh Timo Sioni, Ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës.
Dimitrov shpreson se në vitin 2018, kur edhe shënohet 25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Suedin dhe Finlandën, ka gjasa reale për zhbllokimin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendit.