Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, ujrave të zeza dhe reshjeve atmosferike.
Problemi nuk qëndron me mungesë të prurjeve të ujit po me rrjetin e amortizuar;
Sipas përllogaritjeve mbi 50 % e ujit humbet në rrjetin e amortizuar;
Riparim i rrjetit ekzistues duke ju dhen prioritet pikave më kritike në qytet. Aty ku ka mungesë me të theksuara me furnizimin me ujë të pijshëm si dhe aty ku kemi më së shumti humbje të ujit;
Sipas një përllogaritje që e kemi bërë, shtrirja e rrjetit aktual është diku 40.000 metër gjatësi nga të cilët diku 30,000 metër gjatësi duhet riparuar tërësisht;
Gjithashtu rrjeti aktual duhet të zgjerohet që të mund të furnizoj tërë zonën urbane me ujë të pijshëm gjatë 24 orëve pa ndërprerje dhe restrikcione ;
Duhet të rikthehet koncepti i orë matësve të ujit me çka do të kontrollohet shpenzimi i ujit. Për një sasi të ujit të shpenzuar do të ketë një çmim të arsyeshëm kurse për ata që do të shpenzojnë pa kontrollë do të duhet të paguajnë një çmim shumë më të lartë. Me këtë do të mundësojmë edhe uljen e nivelit të pagesës ekzistuese për ujë;
Financimi i gjithë këtij aktiviteti do të bëhet me mjete nga buxheti i komunës si dhe me donatorë të jashtëm.