“Dihet pse Prokuroria Speciale Publike ka hyrë në zyrën dhe në shtëpinë e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski”, tha prokurorja Katica Janeva në pyetjen e gazetarëve se a do të ngrenë procedurë penale për publikimin e videos që është inçizuar nga kamerat e hapësirës punuese, njofton Portalb.mk.
Sipas saj, frika e Pançevskit ndodh për shkak profesionalizmit të PSP-së.
Ndryshe, javën e kaluar, të enjten Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohen për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë kryetarit të shtetit, por PSP-ja nuk e ka konfirmuar.